75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / LB

Kosova e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë dhe Greqinë për shuarjen e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë dhe Greqinë për shuarjen e zjarreve.

Përmes dy postimeve në rrjetin social Tëitter, Mehaj thotë se Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria janë gati në çdo kohë për të lehtësuar zjarret.

“Flamuri i Kosovës qëndron me ju dhe do të mbështesë përgjithmonë Flamurin e Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, ai ka thënë se shteti i Kosovës është në gatishmëri për të ndihmuar turistët e bllokuar dhe banorët e Greqisë për shkak të zjarreve që janë përhapur në gjithë vendin.