“Kosova e jashtëzakonshme”, Albin Kurti reagon pas fitores ndaj Suedisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë.
Kurti e ka quajtur këtë rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës.
“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve”, ka shkruar Kurti.