Kosova e mbyll pjesën e parë me epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Irlandës së veriut e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.
Pas 45 minutash, “Dardanët” janë duke fituar me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.
Golin e parë për Kosovën e shënoi Muriqi në minutën e nëntë nga pika e bardhë.
Rezultatin e dyfishoi Zymer Bytyqi në minutën e 20-të.
Golin e vetëm për irlandezët e shënoi Lavery në minutën e fundit të pjesës së parë.
Kosova bëri një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë pjesës së parë.