21:34 / E Martë, 27 Shtator 2022 / Gj. Sh

Kosova e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Qipros

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë- Qipro, në Ligën e Kombëve.

”Dardanët” kanë shkuar në pushim me epërsi 2-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë Kosovën e ka shënuar Florent Muslija në minutën e 21-të.

Ky ishte goli i tij i parë me fanellen e Kosovës.

Kosova dyfishoi epërsinë me golin e Donat Rrudhanit në minutën e 45-të./IndeksOnline/