Kosova e pafat, barazon kundër Malit të Zi
Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar kundër kombëtares së Malit të Zi me rezultat 1:1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Kosova në minutën e 25-të me anë të Milot Rashicës.
Gjatë pjesës së parë, përfaqësueses sonë iu lëndua lojtari kyç, Arbër Zeneli.
Në pjesën e dytë, Kosova përsëri pati ofensivën por humbën shumë raste.
Këto gabime të Kosovës i shfrytëzuan malazezët duke arritur të shënojnë golin e barazimit.
Në minutën e 70-të, Mugosa ishte lënë i harruar në zonën e Kosovës. Pas një harkimi, ai arriti që me kok të barazoj rezultatin.
Deri në fund të ndeshjes, Kosova pati raste që të fitonte ndeshjen por fati nuk ishte në anën e tyre.
Me këtë barazim, Kosova ka grumbulluar dy pikë nga dy ndeshje dhe pozicionohet e treta në grup pas Anglisë dhe Çekisë.
Me 10 qershor, Kosova takohet me Bullgarinë./Indeksonline/














