75 Mall Live Search
12:59 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Kosova e pafat ndaj Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë parakualifikuese për Kupën e Botës 2027.

”Dardanët” u mposhtën në udhëtim nga kombëtarja e Azerbajxhanit, me rezultat 88-77, shkruan IndeksOnline.

Dardan Berisha u dallua te Kosova me 20 pikë, i ndjekur nga Dardan Kapiti me 19 sosh.

Kosova tre ditë më parë shënoi fitore ndaj Irlandës, me rezultat 83-76.

Ndeshjen e radhës ”Dardanët” e zhvillojnë në muajin nëntor, kundër Zvicrës./IndeksOnline/