Kosova e pafat, përfundon ëndrra për Eurobasket

Kosova nuk ka arritur dot të mposhtë Danimarkën, në ndeshjen më të rëndësishme të fazës kualifikuese për në Eurobasket.
“Dardanët” janë mposhtur me rezultat 63-88, raporton Indeksonline.
Pavarësisht dy fitoreve ndaj Zvicrës, Kosova ishte e pafat karshi Danimarkës, e cila në dy ndeshje ishte kundërshtar më i fortë në fushë.