75 Mall Live Search
20:18 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / MSH

Kosova e para në Ballkan në indeksin e sundimit të ligjit, Kurti falendëron Këshilltarin e Departamentit të Shtetit

Bazuar në të dhënat e fundit të “World Justice Project”, Kosova ka dalur e para në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në botë, në indeksin e sundimit të ligjit.

Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti ka falendëruar Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, për mbështetjen e tij ndaj Kosovës.

“Sot bisedova dhe e falendërova Këshilltarin e Departamentit të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës, në integrimin Euroatlantik. Siç tregohet në raportin e vitit 2022 të WJP-së, Kosova duke u renditur e para në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në nivel botëror, ne dëshmojmë edhe një herë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë” ka shkruar kryeministri në Twitter.