Kosova e përjashton Aro Muriqin, për arsye disiplinore

Portieri i Williem II, Arjanet Muriq është larguar nga Kombëtarja e Kosovës për shkak të disiplinës.
Lajmin e ka konfirmuar FFK-ja në sajtin e saj zyrtar, shkruan IndeksOnline
“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muriqi largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, shkruhet në vendimin e FFK-së.
Ky “termet” ndodh vetëm një ditë para ndeshjes miqësore me Kombëtaren e Lituanisë, nesër.
Kujtojmë se të dielën, Kosova luan ndeshjen ndaj Suedisë – e vlefshme për parakualifikimet për kupën e botës “Katari 2022”.