Kosova e përfundon ndeshjen me 9 lojtarë, mposhtët në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar ndeshja e fazës së dytë të grupit 2 në Ligën C.
Kosova është mposhtur nga Greqia me rezultat 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” para më shumë se 12.000 tifozëve kosovarë.

“Dardanët luajtën një lojë të mirë dhe patën disa raste shumë të mira por që nuk arritën të gjejnë portën, shkruan Indeksonline.
Grekët e gjetën golin në minutën 36-të të ndeshjes me anë të Bakasetas.

Kosova për 90 minuta pati 11 gjuajtje, dy prej të cilave përfunduan në korrnizën e portës por që asnjë prej tyre në rrjet.
Nga minuta e 72-të Kosova mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Alitit.

Në minutat shtesë me të kuq u ndëshkua edhe Muric pasi e preki topin me dorë jashtë zonës.

Greqia kryeson grupin me 6 pikë, Kosova është e dyta me 3 pikë derisa Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga një pikë. /IndeksOnline/


