75 Mall Live Search
12:09 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova e përmbyll kampionatin ballkanik me fitore

Pas tri ndeshjeve të humbura ndaj Greqisë, Turqisë dhe Bosnjës, Kosova ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë.

Ndeshja ishte mjaft interesante me dominim herë të njërës e herë të tjetrës kombëtare duke e dërguar lojën në pesë sete. 

Në setin final Kosova arriti të jetë më efektive duke fituar 15:12, shkruan Indeksonline.

Me këtë ndeshje Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik U17 femra në vendin e nëntë./Indeksonline/