75 Mall Live Search
22:26 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova e pëson edhe nga Britania e Madhe

Kosova ka pësuar edhe humbjen e dytë në kualifikimet për kampionatin evropian, Euro 2021.

Pasi u mposht nga Luxemburgi para disa ditës, Dardanët janë mposhtur edhe nga Britania e Madhe në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ishullorët dominuan të gjithë ndeshjen dhe në fund fituan me rezultat 63-71.

Pas dy humbjesh, Kosova është në vendin e tretë me dy humbje, derisa Luxemburgu dhe Britania kanë nga një fitore. /IndeksOnline/