11:18 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kosova e Re, kualifikohen 4 ofertues prestigjioz ndërkombëtar për kontratën e ndërtimit -EPC

Sipas një  njoftimi zyrtar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania Contour Global, 4 kompani ndërkombëtare kanë  kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për kontratën e inxhinierimit, prokurimit dhe ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re.

Ndërmarrje lidere dhe më të respektuara në botë në fushën e inxhinierimit, prokurimit dhe ndërtimit të termocentraleve po garojnë për kontratën e ndërtimit të njejtit në Kosovë. CMEC, General Electric, Hyundai dhe një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Power System dhe Tecnicas Reunidas janë në listën e ngushtë të kompanive të kualifikuara për këtë kontratë.

Mësohet se pas shpalljes së procesit të përzgjedhjes fillestare në qershor, një  numër i madh i kompanive prestigjioze ndërkombëtare nga Amerika, Japonia, Kina, Korea dhe Turqia kishin paraqitur aplikacionet e tyre. Pas shqyrtimit të dokumentacionit teknik, ligjor, dhe ekonomik, në bazë të kritereve të ashpra të përcaktuara për këtë fazë, Qeveria e Kosovës dhe kompania Contour Global kishte bërë përzgjedhjen e listës së ngushtë të kompanive.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i kënaqur me interesimin e madh të EPC kontraktuesve më prestigjioz ndërkombëtarë, duke shtuar se “ Termocentrali i ri do të ndikoj në përmirësimin e furnizimit të sigurtë të energjisë elektrike, do të sjellë energji më të pastër për mjedisin, si dhe do të rrisë ekonominë e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe Contour Global janë të përkushtuar për fillimin e ndërtimit të termocentralit në fund të tremujorit të parë të vitit 2019, ashtu sic është paraparë në orarin e aktiviteteve.’, tha Kryeministri më tutje.

Ndërsa, Joseph Brandt, themelues dhe kryeshef ekzekutiv i kompanisë Contour Global, shtoi se “Kosova e Re është vendimtare për të ardhmen e furnizimit me energji të Kosovës”.

Ndryshe, subjektet e parakualifikuara renditen në  mesin e kontraktorëve liderë  dhe më  të  respektuar  në  fushën e  EPC (Inxhinieri, Prokurim dhe Konstruktim). Ekspertiza e tyre në këtë  fushë  shtrihet  në   projekte të  shumta në të gjithë botën.

 Vetem para pak muajsh kompania GE është kontraktuar për te udhëhequr EPC kontratën madhore të 1000 megavatëve, Ostroleka C, në Poloni. Përderisa në prill të po këtij viti kompania Hyundai, është  përzgjedhur fituese për kontratën EPC, 273 milion dollarëshe  në Tailandë. Në mënyrë të ngjashme, kompania e famshme japoneze, Mitsubishi mbetet ndër kontraktorët më të preferuar, në fushën e prokurimit, inxhinierimit, dhe ndërtimit duke menaxhuar projekte multimilionëshe në mbarë botën.