75 Mall Live Search
09:33 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Kosova e Shqipëria as në top 30-she të ”Miss Universe”

Mbrëmë është mbajtur konkursi më prestigjoz i bukurisë në botë, ”Miss Universe 2024”.

Vendin e parë si më e bukura e fitoj konkurentja e Danimarkës, shkruan IndeksOnline.

Ajo çfarë ra në sy është se garueset shqiptare nuk mund të futeshin as në top 30-she.

Shqipërinë e përfaqësoi bukuroshja, Franceska Rustem, ndërsa Kosovën nuk është bërë e ditur ende, pasi Edona Bajrami lëndoi këmbën kështu që asaj iu pamundësua pjesëmarrja.

Ndërsa shoqëruesja e parë, Donika nuk ka postuar asgjë nga ky kompeticion, madje ka publikuar një foto duke vozitur makinën që lë të kuptohet se nuk ka garuar. /IndeksOnline/