09:15 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

‘Kosova e Shqipëria duhet të krijojnë kushte për zhvillim të biznesit’

Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë kushte për zhvillim të bizneset në dy anët. Janë disa fusha ku ka më shumë mundësi për zhvillim si: fusha e turizmit në dy anët, po ashtu edhe bujqësia ka potenciale të zhvillimit, si dhe fusha minerare.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se ka rritjet të shkëmbit tregtar mes Kosovës e Shqipërisë, po jo në mënyrë të kënaqshëm.

“Ka shumë mundësi që të kemi rritje të shkëmbit tregtar, nëse do të kishte rritje më të madhe të intensifikimit tregtar mes dy vendeve dhe zhvillim të të madh”, Krasniqi në RTK.

Sipas tij duhet të hiqen të gjitha barrierat mes dy vendeve. Ai tha se duhet të kemi strategji për zhvillim ekonomik.

“Ne kemi kërkuar që TVSH-ja për turizëm të ulet në 5 %”, tha ai.