75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / H F

Kosova e Shqipëria forcojnë partneritetin ushtarak, trajnime të përbashkëta për operacione ujore

Bazuar në marrëveshjen bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) realizoi trajnim të përbashkët në fushën e zhytjes, i cili u realizua në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman, Vlorë, Republika e Shqipërisë.

Sipas FSK-së qëllimi i këtij trajnimi ishte ruajtja, zhvillimi dhe avancimi i njohurive dhe aftësive profesionale në fushën e zhytjes, në thellësi dhe kushte të ndryshme operative si dhe  shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira ndërmjet pjesëtarëve të të dy forcave ushtarake.

FSK po ashtu thotë se ky aktivitet i përbashkët dëshmon për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve specialistike në realizimin e operacioneve ujore me standarde të larta ndërkombëtare.