Kosova e Shqipëria nënshkruajn marrëveshjen e radhës, ka të bëj me zonën ndërkufitare

Sot në prefekturën e Kukësit është nënshkruar një marrëveshje e radhës mes Kosovës e Shqipërisë.
Ministri Aliu dhe zëvëndësministri Durmishi kanë qenë të pranishëm në Kukës për të nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat nderkufitare Kosovë – Shqipëri.
3 milionë euro është vlera e kësaj marrëveshje ku ka qenë i pranishëm edhe Dritan Agolli, Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit./Indeksonline/