75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Kosova e Shqipëria sot mësojnë kundërshtarët për Ligën e Kombëve, këtu mund ta ndiqni live shortin

Sot në Paris të Francës hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Shorti nis nga ora 18:00, derisa Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë edhe kundërshtarët, shkruan IndeksOnline.

Shortin live mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

https://www.uefa.com/uefanationsleague/draws/

Ekipi “Dardan” bën pjesë në Ligën C dhe si kundërshtarë mund t’i ketë shtetet si: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania ose Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.

Kurse “Kuqezinjtë” si kundërshtarë të mundshëm mund t’i ketë këto shtete: Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia, Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Ndeshjet e para pritet të zhvillohen nga datat 5-7 shtator./IndeksOnline/