14:02 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kosova e Sllovenia të gatshme për bashkëpunim kundër krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë takimit, u bisedua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, për prioritet e MPB-së, dhe po ashtu u vu në dukje mbështetja për Policinë e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sefaj shprehu besimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, sa i përket angazhimit të përbashkët të dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar.

Bertoncelj po ashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje./AktivPress