75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / G T

“Kosova e vogël mund të bëjë histori”, Albian Hajdari tregon pse zgjodhi fanellën “dardane”: Ndihem kosovar!

Albian Hajdari në një intervistë të gjatë dhënë për “Corriere del Ticino” flet për mundësitë që ka Kosova për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.

Mbrojtësi i Hoffenheimit u largua nga Zvicra dhe pranoi Kosovën, shkruan Indeksonline

Në ndeshjet e para, Hajdari menjëherë është futur në zemrat e tifozëve, pasi bëri paraqitje fantastike.

Ai tregon arsyen pse zgjodhi fanellën “dardane” dhe sa janë gjasat për kualifikim:

“Unë jam dhe ndihem kosovar. Pata biseda të shumta si me Murat Yakinin ashtu edhe me trajnerin e Kosovës Franco Foda. Dhe ndjenja që përjetova gjatë këtyre diskutimeve, së bashku me ato më personale, më shtyu mua dhe rrethin tim të zgjidhnim Kosovën.”

“Kosova e vogël mund të bëjë histori duke u kualifikuar për një turne të madh për herë të parë. Mundësia është aty, duhet shfrytëzuar”, u shpreh Hajdari

Kujtojmë që Kosova gjatë këtij muaji luan ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë./Indeksonline/