75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / C E

Kosova është Kosovë, dorëzohet edhe Federata e Spanjës

Federata Spanjolle e Futbollit ka ndryshuar mënyrën e raportimit për Kosovën.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, “La Roja” i është drejtuar Kosovës me emrin Kosovë dhe jo si territor siç e kishte bërë më herët.

Kjo vjen në ditën e ndeshjes, pas presioneve të shumta që kishte që nga dita kur është hedhur shorti.

Gjithashtu, raportohet se në ndeshjen që zhvillohet në “La Cartuja” do të intonohet himni dhe është vendosur tashmë flamuri i Kosovës. /IndeksOnline/