75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / mp

“Kosova është mbretëri e qymyrit dhe ne flemë mbi të”, mbahet debati rreth energjisë mikse

“Kosova është mbretëri e qymyrit dhe ne flemë mbi të”, mbahet debati rreth energjisë mikse.

“Kosova konsiderohet si mbretëri e qymyrit, ne flemë mbi të, andaj ne duhet ta shfrytëzojmë këtë përparësi“, kështu u tha midis tjerash në debatin e mbajtur sot me rastin e publikimit  të raportit nga instituti “Riinvest” me autor Luan Shllaku.

Ky raport, analizon sfidat dhe mundësite me të cilat përballet Kosova në rrugën e saj drejt një të ardhme të pastër energjetike.

Autori, Luan Shllaku ka folur për miksin e energjisë që na duhet.

“Agjenda e gjelbër është një nocion e cila sjellë një rregullativë, një udhërrëfyes si duhet të sillen në të ardhmen. Ne jemi të pasur i kemi 14 milion qymyrë. Kosova ndodhet e mberthyer ne nje konfrontim te veshtire midis nje mendjesis të të jetuarit në “mbretërinë e qymyrit” dhe premtimit të një të ardhme të pastër sipas Axhendës së Gjelbër të BE-së.“, ka thënë Shllaku, transmeton IndeksOnline.

Per dekada, Shllaku ka thënë se Kosova është parë si një “fuqi rajonale energetike” për shkak të rezervave të saj të mëdha të linjitit.

“Kjo ‘mbreteri e qymyrit” e ka formuar pejsazhin ekono-mik dhe politikë të vendit, duke e vendosur në qendër të vëmendjes shfrytëzimin e këtij resursi, dhe duke e lënë të pa-diskutuar nevojën për të diversifikuar burimet tona të energjise. Në këtë kontekst, ndikimi mjedisor i gymyrit mbetet i neglizhuar, me pasoja të rënda për shëndetin e gytetarëve dhe kjo situaë komplekse nxjerr në pah faktin se të gjithë në Kosovë e dinë se ska po ndodh, por nuk ka vendosshëmeri për të marrë hapa konkretë për të lënë pas qymyrin, i cili ka sjell sfida mjedisore dhe shëndetësore të mëdha, duke përfshirë ndotjen e mjedisit dhe masat konkrete për të arritur neutralitetin e karbonit“, ka thënë tutje Shllaku, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij, kjo situate komplekse nxjerr ne pah faktin se të gjithë në Kosovë e dinë se ska po ndodh, por nuk ka vendosshmëri për të marrë hapa konkretë për të lënë pas qymyrin, i cili ka sjell sfida mjedisore dhe shëndetësore të mëdha, duke përfshirë ndotjen e mjedisit dhe masat konkrete për të arritur neutralitetin e karbonit./IndeksOnlilne/