17:28 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Kosova është rivali ynë kryesor për ta fituar grupin”

Selektori i kombëtares së Azerbajxhanit e sheh tek “Dardanët” rivalin kryesor për të fituar grupin eliminator.

Gurban Gurbanov selektori i kombëtares së Azerbajxhanit në konferencën e sotme për media ka pranuar se Kosovës është kundërshtari i saj kyesor për të kaluar Grupin 3 të divisionit D të Nations League të UEFA-së.

“Kjo është loja ime e parë kualifikuese në krye të kombëtares. Kemi punuar disa ditë bashkë dhe kemi studiuar kundërshtarin. Kemi luajtur tri lojë. Nuk dot jetë lehtë, por ekipi dot mundohet të tregojë futboll të mirë dhe dot luftojë deri në fund. Së paku shikuesve dot ju ofrojmë lojë interesante”, tha ai.

Në pyetjen a është rivali kryesor i Azerbajxhanit në këtë grup eliminator Kosova, Gurbanov është përgjigjur: “Po, kështu mendojmë të gjithë. Por të gjitha ekipet duan të fitojnë kualifikimet”.

“Mendoj se nuk duhet të mendojmë vetëm të fitojmë turneun. Kemi edhe kualifikimet e rregullta për kampionatin Evropian të Euro 2020. Ekipi i Kosovës është favorit bazuar në seleksionimin e lojtarëve. Mos ta harrojmë Maltën, me të cilën presim ndeshje të vështirë”, tha ai, shkruan VeqSport.

“Ekipi mysafir ka lojtar me kualitete të larta në sulm. Ata luajnë në kampionate të fuqishme, por lojtarët tanë kanë ekspieriencë dhe dot kërkojmë lojën tonë ekipore”. “Në përgjithësi jam i brengosur se lojtarët tanë nuk kanë pasur shumë mundësi të luajnë. Arazi nuk ka luajtur, Nazarov luan pak, Sheydajev po ashtu nuk ka luajtur lojë zyrtare. Kjo më brengos”, tha Gurbanov.