75 Mall Live Search
14:55 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Kosova është Serbi”, mesazhi i tifozëve të kundërshtarit të ardhshëm të Feronikelit

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, do të ketë punë me Slovan Bratislavan në rrethin e dytë eliminator për garën e dytë më të madhe evropiane, Ligën e Evropës, pasi si klubi kosovar, ashtu edhe ai sllovak u eliminuan nga rrethi i parë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Feronikeli pësoi me rezultat të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet (2:3).

Në anën tjetër, Bratislava kishte një eliminim të dhimbshëm në rrugën për t’u kualifikuar në garën më prestigjioze evropiane për klube, pas humbjes 3:2 ndaj Sutjeska në ekzekutimin e penalltive.

Gjatë një ndeshjeje të zhvilluar të Slova Bratislava më 7 prill të këtij viti, tifozët e kësaj skuadre brohoritnin në kor kundër Kosovës.

Mandej ata e quanin Kosovën pjesë të Serbisë me këto fjalë:

“Pra, degjoni mirë djalin tuaj,
Më e keqja është falja e atdheut,KOSMET (Kosovo i Metohija)
Toka e perjtshme është e jona
Kosova vendi i shejtë serb.”