14:29 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova, ”fabrikë” talentësh, tre të rinjë pranë kalimit në Gjermani

Futbolli i Kosovës ka qenë gjithnjë i pasur me futbollistë të talentuar.

Shpeshëherë talenti i tyre ka rënë edhe në sytë e klubeve të njohura nga Evropa, të cilët menjëherë i kanë transferuar ata.

Tani, Shkolla e Futbollit, Podujeva ka nxjerrë në pah futbollistë të talentuar, të cilët janë thirrur në prova nga disa klube gjermane.

Para dy javësh, talenti, Edvin Hodolli ishte në prova te DFI Bad Aibling, akademi kjo e njohur në Mynih, shkruan IndeksOnline.

Image may contain: 3 people, including Blerim Emini, people smiling, people standing

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar Blerim Emini, trajner i kësaj shkolle, i cili për IndeksOnline tha se drejtuesit e akademisë gjermane ishin të shprehur me Hodollin, i cili edhe e kishte kaluar me sukses këtë sfidë.

Tutje, Emini ka bërë të ditur se shkolla ku ai është i angazhuar ka marrë edhe oferta nga SpVgg Unterhaching, për dy talentët tjerë, Bleart Vuqa dhe Florian Bulliqi.

Blearti dhe Floriani së shpejti pritet të udhëtojnë drejt Gjermanisë për prova, ku Emini është i bindur për suksesin e tyre.

”Të tretë në janar priten të kalojnë në statusin e rregulltë në akademitë gjermane, dhe do të vendosen atje”, shtoi Emini për IndeksOnline.