75 Mall Live Search
20:33 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosova falënderon Turqinë për ndihmën dhënë FSK-së


Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, ka bërë me dije se në kuadër të kësaj vizite në shtetin turk kanë zhvilluar takime me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar, Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Inteligjencë në Kuvendin e Turqisë.

Në këto takime është biseduar për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Deputeti Shala në emër të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka falënderuar shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Turqia për Kosovën në përgjithësi dhe për transformimin e FSK-së në veçanti.

Në kuadër të vizitës, Komisioni parlamentar i kryesuar nga Shala ka zhvilluar takime edhe me nënkryetarin e Parlamentit turk dhe personalitete tjera të rëndësishme nga Turqia.