75 Mall Live Search
22:48 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / B XH

Kosova feston Pavarësinë, reagon Vuçiç: 18 vite më parë u hap ‘Kutia e Pandorës’, pasojat ishin katastrofike

Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me një deklaratë publike ka dalë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Siç raportojnë mediat serbe, gjatë një vizite në Indi, Vuçiç tha se “Kutia e Pandorës” e padrejtësisë dhe shkatërrimit të shteteve sovrane u hap me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.

“Është mirë të analizohet pas 18 vitesh se sa katastrofike ishin pasojat, jo vetëm për Serbinë, jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën dhe botën ato vendime tepër të gabuara.

Si NATO, ashtu edhe Evropa dhe Amerika në vitin 2008 dhe sigurisht edhe në vitin 1999, me vendimin e të fuqishmëve, të cilët në atë kohë as nuk interesoheshin dhe për të drejtën ndërkombëtare.

Ata mendonin se ishin të gjithëpushtetshëm dhe të plotfuqishëm, se ishin përfaqësues të Zotit të cilët, me mjetet, armët dhe pasurinë e tyre të madhe, mund të shpërndanin drejtësi me zjarr dhe shpatë ashtu siç dëshironin.

“Ata duhet të shpjegojnë dhe të përdorin të njëjtat argumente që përdorëm ne 18 ose 27 vjet më parë. Është e qartë se fillimi i rënies së rendit botëror ishte në atë periudhë midis viteve 1999 dhe 2008.

Mund të flas edhe për gabimet tona në vitet 1990 dhe 2000 me angazhimin e pamjaftueshëm, për konfliktet e brendshme që prodhuan tensione në atë kohë dhe kur nuk kishim një lidership mjaftueshëm të fortë për të mbështetur popullin dhe vendin e tyre, ata shqetësoheshin vetëm për një lloj rezultati zgjedhor, por në fund të fundit, kanë kaluar 18 vjet, çdo vit po bëhet më e vështirë, por ata nuk arritën ta thyenin Serbinë”, tha Vuçiç.