75 Mall Live Search
15:34 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Kosova fillon përgatitjet, Hadërgjonaj stërvitet për herë të parë

Kombëtarja e Kosovës në Futboll ka filluar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Në stadiumin Fadil Vokrri janë prezentë vetëm 5 futbollistë, në mesin e tyre edhe Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi 24 vjeçar po stërvitet për herë të parë me Kosovën pasi e ndërroi kombëtaren, duke e lënë Zvicrën për Kosovën, shkruan Indeksonline.

Ditëve në vijim do të shtohet numri i futbollistëve në grumbullim, ndërsa me 2 qershor do të filloj zyrtarisht përgatitja, ku do të jenë prezent të gjithë futbollistët e ftuar nga Bernard Challandes. /Indeksonline/