Kosova fiton çmimin ”Kombëtarja e Vitit”
Komiteti Olimpik i Kosovës sonte ka mbajtur ceremonin e Lauratëve të vitit 2025.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nderuar me çmimin ”Kombëtarja e Vitit” te meshkujt, shkruan IndeksOnline.
Kjo pasi viti 2025 ishte vit i suksesshëm për ”Dardanët”, ku arritën fitore të rëndësishme, ku një sukses i jashtëzaklonshëm ishte ngritja në Ligën B të Nations League.
Nuk duhet harruar edhe fushata e fundit eliminatore për Kupën e Botës, ku Kosova grumbulloi 11 pikë dhe u rendit e dyta në grup pas Zvicrës, ku kujtojmë dy fitore ndaj kombëtares së Suedisë dhe atë ndaj Sllovenisë./IndeksOnline/

