75 Mall Live Search
15:58 / E Martë, 08 Prill 2025 / Z S

Kosova fiton ndaj Maqedonisë së Veriut, shkëlqen Biqkaj

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka shënuar fitore të thellë përballë Maqedonisë së Veriut me rezultat 3:0.

Kryesore në këtë takim ishte futbollistja Kaltrina Biqkaj që arriti të shënonte dy golla dhe të dhuronte një asistim për Mehmetin.

Pas kësaj fitore rënditet në pozitën e dytë me gjashtë pikë ndërsa në pozitën e parë gjendet Latvia po ashtu me gjashtë pikë.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit C6 në Ligën e Kombeve./Indeksonline/