75 Mall Live Search
22:05 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova fiton në miqësoren ndaj Shqipërisë

Sonte është zhvilluar miqësorja e parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku Dardanët shënuan fitore me rezultat 98:85 (20:24, 26:17, 28:20, 24:24).

Takimi në Prishtinë, përveç në çerekun e parë, u dominua nga Dardanët, që zhvilluan një lojë të mirë. 

Erjon Kastrati shënoi 27 pikë, derisa Dardan Berisha e ndihmoi me 20 pikë, kurse Drilon Hajrizi kontribuoi me 15.

Miqësorja tjetër zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, në Prishtinë, me dyer të mbyllura, vetëm për mediat e interesuara. 

Këto takime i shërbejnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq të shoh formën e lojtarëve dhe të përgatit ekipin sa më mirë për ndeshje zyrtare që zhvillohen gjatë muajit gusht.