Kosova flet para Serbisë në Samitin për Demokracinë, secili shtet ka nga 3 minuta kohë për paraqitje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sot do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë, një ngjarje e organizuar në mënyrë virtuale, ku do të marrin pjesë liderët e 110 shteteve.
Në këtë samit, ku merr pjesë edhe Kosova, pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja ndaj demokracisë. Kosova flet këtë herë para Serbisë.
Samiti do të fillojë në orën 14:15 sipas kohës në vendin tonë, ndërkohë që fjalimin hapës do ta mbajë presidenti Biden.
Secili shtet pjesëmarrës në këtë samit ka kohën e barabartë për të folur, pra nga 3 minuta.
Kosova ka respektuar udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë në përpikëri, ndërsa disa shtete nuk e kanë bërë këtë.
IndeksOnline ka siguruar edhe udhëzimin e ShBA-së për këtë samit tejet të rëndësishëm.
