75 Mall Live Search
20:08 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Kosova fton supertalentin në përfaqësuesen U17, pritet të ndiqet nga disa agjentë

Talenti kosovar, Blerjon Avdimetaj është ftuar edhe nga përfaqsësuesja e Kosovës U17, për ndeshjet që do t’i zhvillojnë në Turqi.

Kosova do të marrë pjesë në turneun tradicional “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” e padyshim që për këto ndeshje është ftuar edhe Avdimetaj, futbollist ky që është duke e marrë edhe vëmendjen e klubeve jashtë Kosovës.

Mirëpo për Blerjonin kjo ndeshje do të jetë e veçantë kjo pasi që Indeksonline mëson se Avdimetaj do të përcillet nga disa agjentë, gjatë paraqitjes së tij për Kosovën.

Po ashtu Avdimetaj pritet që të shkoj për prova edhe te klubi i Hajduk Splitit këta e ka konfirmuar më parë për indeksOnline edhe menaxheri i futbollistit, Albin Sahatqija.

Blerjoni dhe skuadra e Kosovës në këtë turne do të luajnë kundër Turqisë, Irlandës dhe Tanzanisë, kurse për futbollistin e skuadrës A&N, nga Prizreni kjo do të jetë një mundësi e mirë që ta tregoj veten./Indeksonline/.