75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / A. A

Kosova grumbullohet në Shqipëri, sonte zhvillon stërvitjen e parë

Kombëtarja e Kosovës ka filluar të grumbullohet për ndeshjet e nëntorit, në një hotel në Durrës.

Ndryshe nga herat e kaluara, trajneri Bernard Challandes kësaj radhe ka vendosur që të mos bëj asnjë stërvitje në Prishtinë.

Sipas burimeve të Indeksonline, deri tani në Durrës kanë arritur vetëm 6 futbollistë, Bernard Berisha, Florent Hasani, Mirlind Daku, Mërgim Vojvoda, Samir Ujkani dhe Visar Bekaj.

Deri në mbrëmja pritet të vijnë edhe 5-6 futbollistë tjerë.

‘Dardanët’ stërvitjen e parë do ta zhvillojnë sonte nga ora 19:00, me gjysmën e ekipit.

Ndeshja me Shqipërinë zhvillohet të mërkurën nga ora 16:00 në Elbasan Arena.

/Indeksonline/