Kosova humb me 9 pikë kundër Norvegjisë në basketboll

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është përballur sonte si mysafire me ekipin e Norvegjisë në Bergen, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025, duke pësuar humbje me rezultat 86:77.
Rezultati i ndeshjes Norvegji-Kosovë, në çerekë ishte (17:22, 25:11, 27:19, 17:25) ku shihet se Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar lojë më të mirë në çerekun e parë dhe të katërt se norvegjezët nikoqirë.

Diferenca prej 9 pikësh në fund e bëri Norvegjinë fituese.Te Kosova lojtarët më të mirë ishin Dardan Berisha (18 pikë), Erjon Kastrati (16 pikë) dhe Muhamedali Janjeva (16 pikë).
Kosova nën drejtimin e trajnerit Christos Marmarinos në Norvegji u paraqit me 12 basketbollistë: Dion Sheqiri, Arti Hajdari, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Fisnik Rugova, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Meriton Ismajli, Muhamedali Janjeva, Valon Bunjaku dhe Denis Zenelaj.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon ndaj Danimarkës më 28 nëntor, në Prishtinë, nga ora 19:00.