18:38 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / LB

Kosova ‘humbi’ investimin 110 milionë euro/ Pacolli thumbon qeverinë: Fajet i kanë “hajnat e mëhershëm”

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit që një kompani e huaj nuk investoi në Kosovë, por në Maqedoninë e Veriut.

Kjo kompani pretendonte t’i investonte në Kosovë hiq më pak se 110 milion euro, por për shkak të procedurave raportohet të ketë zgjedhur Maqedoninë për të investuar.

Pacolli përmes një statusi në Facebook e ka thumbuar qeverinë aktuale.

“Po kjo firmë franceze pse iku nga Kosova e shkoi ne Maqedoni? …. si duket prap keta “hajnat e maparshem” janë fajtor!”, ka shkruar ai.