75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kosova i kërkon Italisë mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Zemaj ka kërkuar nga Italia që të dërgojë në Kosovë profesionistë shëndetësie, veçmas mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë.

“Me ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando biseduam për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, veçanërisht për bashkëpunimin në këtë fushë midis shteteve të rajonit të Ballkanit, si edhe për masat e marra nga ana jonë për menaxhimin e situatës epidemiologjike.
E njoftova ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covidin- 19.

Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetëies, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziologë, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë.
Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covidin-19.

E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme, që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre vjetëve, veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë”, shkruan Zemaj në njoftim./Indeksonline/