Kosova i mbyll pa fitore kualifikimet për EuroBasket 2021
Në ndeshjen e fundit të fazës parakualikuese drejt EuroBasket 2021, Kosova u mposht me rezultat 75-79 nga përfaqësuesja e Rumanisë.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga Dardanët, Basketbollistët nuk arritën t’i gëzojnë me fitore.
Dardan Berisha me 22 pikë dhe Erjon Kastrati me 20 ishin koshashënuesit më të mirë të Kosovës sonte, kurse te Rumania sonte u veçua Giordan Ëatson me 23 pikë.

Kështu, Kosova e përfundon Grupi B parakualikues në vendin e fundit, pas Maqedonisë e Rumanisë, mirëpo për ta arritur fazën kualikuese të Kampionatit Evropian Kosova do ta ketë edhe një mundësi në muajin gusht të këtij viti, ku përmes një lloj turneu të veçantë, përfaqësueseve iu mundësohet që ta kërkojnë një vend në fazën kualikuese.
Në muajin gusht Kosova për kundërshtarë do t’i ketë Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, ndaj të cilëve duhet të jetë më e mirë në mënyrë që të jetë pjesë e fazës kryesore kualikuese drejt Kampionatit Evropian.
