13:50 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kosova i shpreh mirënjohje Hungarisë, kryediplomatja takon ambasadorin Bencze

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në një takim ambasadorin hungares në Kosovë, József Bencze. Kryediplomatja ka thënë se është folur për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve.

“Prita sot në një takim të parë njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për Kosovën në proceset tona shtetndërtuese, sidomos në përkrahjen e tyre për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik”, shkruan ministra Haradinaj-Stublla në Facebook./Indeksonline/