75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Kosova ia nis listën Shqipërisë, 60 mjekë kosovarë pranojnë të vaksinohen në Kukës

Ministria e Shëndetësisë njofton publikun se e ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë me një liste prej rreth 60 profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVIDIT-19 në Kukës të Shqipërisë.

Kjo listë është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, bazuar në shprehjen e gatishmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar në vaksinimin e një numri të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, kryesisht nga shërbimet e vijës së parë në luftën kundër COVIDIT-19.

Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre.

Ndërkohë, do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë, të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova, derisa procesi të fillojë edhe në Kosovë.