75 Mall Live Search
11:28 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / B O

Kosova ia nis SHBA-ve edhe 54 afganë

Kosova i ka nisur për në SHBA edhe 54 afganë. Pas qëndrimit disa mujor në një kamp në Bondsteel, Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Ambasadën Amerikane kanë organizuar nisjen e afganëve për në SHBA.

“Sot ju uruam lamtumirë 54 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në SHBA. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme./Indeksonline/