75 Mall Live Search
13:51 / E Martë, 13 Maj 2025 / S Z

Kosova jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave në KiE, Musliu-Shoshi: Një tjetër dështim i qeverisë Kurti

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, është lënë jashtë agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.

Musliu- Shoshi ka thënë se ky është dhe një dështim tjetër i MPJD-së dhe i qeverisë Kurti.

Sipas saj LVV, me qëndrimin e saj për bllokim të zgjedhjes së institucioneve të reja, po kontribuon drejtpërdrejt në këtë dështim të radhës dhe në stagnimin e vendit.

“Përderisa shtetet e rajonit avancojnë në proceset euroatlantike, Kosova mbetet peng i paaftësisë institucionale dhe bllokadave të brendshme politike. LVV-ja, me qëndrimin e saj për bllokim të zgjedhjes së institucioneve të reja, po kontribuon drejtpërdrejt në këtë dështim të radhës dhe në stagnimin e vendit. Ne kemi nevojë për një qeveri të re, me diplomaci aktive, bashkëpunim të brendshëm dhe koordinim serioz me aleatët, jo për improvizime dhe refuzim të përgjegjësive”, thuhet në reagimin e Musliu-Shoshit.

Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:

Edhe këtë herë, Kosova jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës!

Sesioni i 134-të në Luksemburg po mbahet pa përfshirjen e aplikimit të Kosovës në rend dite – një tjetër dështim i MPJD-së dhe i qeverisë Kurti.

Përderisa shtetet e rajonit avancojnë në proceset euroatlantike, Kosova mbetet peng i paaftësisë institucionale dhe bllokadave të brendshme politike. LVV-ja, me qëndrimin e saj për bllokim të zgjedhjes së institucioneve të reja, po kontribuon drejtpërdrejt në këtë dështim të radhës dhe në stagnimin e vendit.

Ne kemi nevojë për një qeveri të re, me diplomaci aktive, bashkëpunim të brendshëm dhe koordinim serioz me aleatët, jo për improvizime dhe refuzim të përgjegjësive.