13:01 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kosova jep 100 mijë euro në luftën kundër ISIS-it

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e stome ka ndarë 100.000 euro në përkrahje të koalicionit anti-ISIS, njofton Klan Kosova.

Për këtë kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi ndarja e këtyre mjeteve nga Qeveria kosovare janë nder për popullin e Kosovës, pasi që nëpërmjet këtij vendimi do të ndihmohen sado pak populli i Irakut e Sirisë.

Popuj që si pasojë e luftës janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre.