12:04 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Kosova kalon këto shtete afrikane e arabe për më së shumti viza të refuzuara

Instituti Epik ka prezantuar publikimin e radhës në të cilën shpalosen të dhëna interesante lidhur me kërkesat e qytetarëve të Kosovës për viza dhe për refuzimin e tyre.

Sipas Epik, vitin e kaluar Kosova është renditur në vendin e 39 nga të gjitha vendet e botës për nga shkalla e refuzimit të vizave për zonën Shengen.

“Në vitin 2018 Kosova ishte në vendin 39 nga të gjitha vendet e botës për nga shkalla e refuzimit të vizave për vizë Shengen. Kështu, Kosova ishte e ranguar më dobët se sa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso apo Palestina të cilët kanë pasur shkallë më të ulët të refuzimit të vizave se Kosova në vitin 2018”, thuhet në publikim.

Derisa edhe vendet e tjetra si Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso e Palestina janë renditur në pozita më të mira.

Në veçanti është me vlerë krahasimi i shkallës së refuzimit të vizave të Kosovës me dy vende të fundit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave në vitin 2017 – Gjeorgjia dhe Ukraina. Në vitin 2016, Gjeorgjia kishte shkallen e refuzimit të vizave prej 12.1%, ndërsa Ukraina 3.2%”, shtohet aty.

Brenda katër viteve, sipas Insitutit Epik, 413,569 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta 281,826 kanë marrë vizë Shengen.

Më së shumti aplikacione për vizë janë bërë në Gjermani me 32,529 aplikacione, nga cilat u miratuan 25,058, Zvicër me 30,712 aplikacione, nga cilat u miratuan 24,504 dhe Greqi me 6,922 aplikacione, nga cilat u miratuan 6,039. /Indeksonline/