75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

“Kosova”, kërkesa e vetme e opozitës serbe për t’u kthyer në Parlament

Partitë opozitare në Serbi qe një kohë të gjatë janë duke bojkotuar seancat plenare.

E përditshmja beogradase, “Novosti”, shkruan se opozita është duke kërkuar një moment të përshtatshëm politik për tu kthyer në Parlament.

Ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë konfirmuar se kthimin e vetëm mund ta bëjnë në rast se caktohet një seancë për Kosovën, transmeton Indeksonline

“Në korridoret parlamentare përmendet se kjo temë mund të gjenden në rendin e ditës edhe para nisjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Paris në fillim të korrikut, rreth bisedimeve të planifikuara në një përpjekje për të ringjallur dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Edhe pas debatit eventual mbi Kosovën do të ishte e çmenduri të vazhdonte bojkoti, veçanërisht pasi një fushatë zgjedhore jozyrtare do të fillojë në kohën e pranverës, shkruan mediumi serb.