Kosova kërkon nga Serbia hapjen e arkivave ushtarake në Beograd, do ndihmonte në fatin e të pagjeturve

Sot është përmbyllur procesi i gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.
Deri më tani janë gjetur trupat e dhjetëra personave të vrarë, ndërkohë që analizat e ADN-së do tregojnë nëse viktimat janë nga masakra e Rezallës, apo nga ndonjë krim tjetër i kryer nga Serbia.
Delegacioni kosovar për të pagjeturit ka kërkuar nga Serbia hapjen e arkivave ushtarake në Beograd.
Në rast se hapen arkivat ushtarake në Beograd, delegacioni kosovar është i bindur se do të mësohen lokacionet e mbi 1600 personave që tash e më shumë se dy dekadave nuk dihet gjë për ta.
Poashtu, Kosova po kërkon përgjigje për 11 lokacione të tjera, ku dyshohet për trupa të kosovarëve, të cilët u vranë, masakruan dhe u zhdukën./Indeksonline/