15:22 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

“Kosova ktheu tetë autobusë me serbë që po shkonin në mitingun e Vuçiqit në Beograd”

Mediat serbe bëjnë të ditur se tetë autobusë me serbë ishin nisur nga Kosova për të marrë pjesë në një miting të thirrur nga Presidenti Aleksander Vuçiq që do të mbahet në Beograd.

Mirëpo, ata janë kthyer nga pika kufitare në Konçull me arsyetimin se shoferët e autobusëve nuk kanë pasur dokumentacion të duhur, shkruan agjencia e lajmeve serbe B92, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga Anamorava janë nisur 24 autobusë me udhëtarë.

“Mund të na kthejnë, mund të na ndalojnë shkuarjen atje, por një gje duhet ta dinë se nuk mund të na ndalin ta duamë Serbinë dhe Presidentin tonë”,thuhet ndër të tjerash në këtë shkrim.