75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosova kupton kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Italia në grup me “Dardanët”

Sot në selinë e UEFA-së është hedhur shorti për kualifikimet e kampionatit evropian 2021 për grupmoshën U19.

Kombëtarja e Kosovës është caktuar në grupin 1, ku do të luaj me Italinë, Qipron dhe Sllovakinë, shkruan Indeksonline.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ramiz Krasniqi do t’i luaj këto ndeshje në fund të vitit 2020.

Ndërsa Shqipëria do jetë pjesë e grupit të 5-të dhe do të garojë së bashku me Çekinë, Danimarkën dhe Maqedoninë Veriore.

/Indeksonline/