Kosova lanson Forumin e parë Ndërkombëtarë “Ulpiana”, 21 shtete nga e gjithë bota

Nga sonte, dhe për tre ditë rresht, Kosova do të jetë nikoqire e Forumit Ndërkombëtarë “Ulpiana”, që organizohet dhe mbahet për herë të parë në Prishtinë.
Ky Forum, në edicionin e tij të parë mirëpret 21 shtete nga e gjithë bota, me 48 folës në gjashtë panele të ndryshme tematike, përfshirë udhëheqës të fushës së migrimit dhe diasporës, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, akademia, shoqëria civile dhe media.
Në mbrëmjen e hapjes së Forumit, pjesëmarrësve me një fjalë rasti do të iu drejtohen Kryeministri Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja njëherit Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, si dhe eksperti i njohur ndërkombëtarë për çështje të migrimit dhe diasporës, Kingsley Aikins, njëherit drejtor ekzekutiv i Institutit të Rrjetëzimit në Irlandë.
Ndryshe, Forumi Ulpiana (FU), si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovative për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum, me liderë globalë politik, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme.
Më tepër rreth Forumit dhe panelistëve mund të kuptoni përmes vegëzes: www.ulpianaforum.org