75 Mall Live Search
12:16 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosova luajti me dy lojtarë të lënduar kundër Bullgarisë

Në ndeshjen kundër Bullgarisë, trajneri Bernard Challandes inkuadroi në lojë dy lojtarë që nuk ishin 100% të gatshëm.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala në stërvitjet e zakonshme para fillimit të ndeshje me Bullgarinë është larguar në zhveshtore për disa minuta.

Ai ka ndjerë dhimbje në këmbë dhe kërkoi tretman mjekësor. Sipas burimeve të Indeksonline, Besar Halimi më pas ka marrë urdhër që të nxehet sepse kishte mundësi që të startonte në vend të Shalës.

Por pas tretmanit mjekësor futbollisti i Valerengas, deklaroi që mund të luaj dhe zëvendësimi u anulua.

Ndërsa Benjamin Kololli bëri vetëm një stërvitje të plotë me ekipin dhe u vërejtë gjatë ndeshjes që nuk plotësisht i gatshëm. Në pjesën e dytë ai u pa disa herë duke mbajtur këmbën për shkak të dhimbjeve dhe kërkoi zëvendësim. /Indeksonline/